Sindikata e Infermierëve të Kosovës paralajmëron grevë më 5 prill

Me anë të një kumtese për media, Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar anëtarësinë dhe opionin se do të mbahet grevë me 5 prill para objektit të Drejtorisë së SHSKUK-së, për shkak të dështimit për reflektim ndaj kërkesave të komuniteteve infermier, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, respektivisht dështimit për t’u përgjigjiur në kërkesat e kësaj Sindikate.

Kërkesat e Sindikatës janë që koeficienti i pagave të jetë 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot.

Kërkesa tjera janë rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, pagesa e punës shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve.

/Reporteri/

Read Previous

54 vjet nga vrasja e Martin Luther King-ut, aktivisti më i madh i të drejtave civile

Read Next

Kosova në Bullgari, Deçani në Greqi dhe Shkupi në Turqi, tre vendbanimet me emër të njëjtë me origjinalët në trojet shqiptare