Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Ukraina është në bisedime me disa nga kompanitë më të mëdha të sigurimit në botë për të siguruar anijet që udhëtojnë drejt dhe nga portet e saj në Detin e Zi – një hap vendimtar drejt një rifillimi të plotë të eksporteve jetike të grurit në të gjithë globin.
Puna për një mekanizëm sigurimi pason tërheqjen e Rusisë nga Iniciativa për grurit e Detit të Zi muajin e kaluar, e cila kërcënon kalimin e sigurt të anijeve që transportojnë grurë drejt dhe nga portet e Ukrainës.
Rënia e marrëveshjes – e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara një vit më parë – ka rritur tashmë çmimet globale të ushqimit dhe mund të shkaktojë thellim të varfërisë në disa vende, raporton cnn.
Për të mbajtur dërgesat e grurit në lëvizje, qeveria e Ukrainës do të ndajë humbjet e mundshme me siguruesit, të cilët duhet ta bëjnë mbulimin e udhëtimit nëpër ujërat e rrezikshme të Ukrainës më të përballueshme për kompanitë tregtare të transportit.
Lloyd’s of London, tregu më i vjetër i sigurimeve në botë, dhe firma e shërbimeve profesionale Marsh McLennan – e cila zotëron ndërmjetësin më të madh në botë të sigurimeve Marsh dhe konsulencën Oliver Wyman – janë ndër kompanitë e përfshira në bisedime.
Programi mund të finalizohet brenda disa javësh, sipas Marcus Baker në Marsh, dhe do të zëvendësojë marrëveshjen e mëparshme, e cila siguronte dërgesat si pjesë e Iniciativës së drithërave të Detit të Zi, por u ndalua kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja. /Telegrafi/