Si u krijua UNESCO?

Përfaqësues nga 44 shtete, më 16 nëntor 1945, u mblodhën në Londër për të krijuar një organizatë që do të mishëronte një kulturë të mirëfilltë paqeje, mbështetur në solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër botërore.

Nga kjo konferencë u lindi UNESCO, akronim në gjuhën angleze për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Kushtetuta e UNESCO-s, nënshkruar më 16 nëntor 1945, hyri në fuqi një vit më vonë, pas ratifikimit nga 20 shtete: Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Dominikane, Egjipti, Franca, Greqia, India, Libani, Meksika, Zelanda e Re, Norvegjia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sesioni i parë i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s u mbajt në Paris nga data 19 nëntor deri më 10 dhjetor 1946, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 30 vende me të drejtë vote.

Përndryshe, Kosova në vitin 2015 ka aplikuar për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, por nuk arriti për tri vota. /KosovaPress

Read Previous

Musk sugjeron që robotët t’i ndjekin njerëzit për t’i penguar të kryejnë krime

Read Next

Rafuna paralajmëron shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër