Si reagon trupi jonë kur merr shumë vitaminë D?

Për momentin vitamina D është një ndë vitaminat më të konsumuara e kjo për faktin se ekspertët shëndetësor po e sugjerojnë këtë të fundit për luftën me Covid-19.

Më poshtë, do të rendisim pesë efekte anësore të mundshme nëse konsumohet më shumë se sa duhet vitamina D.

1 Ju mund të keni të përziera

Meqenëse vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë, që do të thotë se absorbohet dhe transportohet më mirë në trupin tuaj nëse konsumohet me yndyrë, kjo, pjesërisht, bën të mundur konsumimin në sasi toksike. Webster shpjegon se kjo vitaminë rrit përthithjen e kalciumit në qarkullimin e gjakut e cila mund të shkaktojë madje edhe të vjella.

Nëse keni filluar të ndiheni të përziera gjatë marrjes së shtesave, ky mund të jetë një tregues se po merrni shumë vitaminë të tretshme në yndyrë.

2 Dehidrim

Webster gjithashtu thotë se mund të jeni në rrezik të përjetoni dehidrim kur merrni shumë vitaminë D. Efektet anësore të mos pirjes së mjaftueshme të ujit përfshijnë rritje të temperaturës së trupit, rënie të presionit të gjakut, ngërçeve të muskujve dhe kapsllëkut. Nëse ndonjë nga këto simptoma ju shfaqet dhe në të njëjtë kokë po e merrni edhe këtë vitaminë, merrni disa ditë pushim dhe më pas rifilloni duke e përgjysmuar dozën.

3 Ju mund të filloni të ndiheni të dobët

Të vjellat dhe dehidratimi mund t’ju bëjnë të ndiheni të dobët, por marrja e tepërt e vitaminës D mund të çojë edhe në rraskapitje të pashpjegueshme. Ju madje mund të përjetoni një humbje të oreksit, i cili gjithashtu mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur.

4 Mund të ju krijohen gurë në veshka

Një faktor tjetër rreziku në marrjen e tepërt të vitaminës D është zhvillimi i gurëve në veshka. Vitamina D rrit përthithjen e kalciumit nga trakti gastrointestinal, i cili më pas mund të çojë në shumë minerale në qarkullimin e gjakut. Pasja e shumë kalciumit në gjak mund të shkaktojë formimin e gurëve në veshka.

5 Në raste të rënda, mund të përjetoni anomali të zemrës

Në skenarin më të keq, që do të thotë rastet më të rënda të toksicitetit të vitaminës D, Webster thotë se mund të përjetoni anomali të zemrës. Sidoqoftë, duhet të merrni shumë mirë sasinë e rekomanduar për të mos ndjerë efekte anësore të rrezikshme./TiranaPost.

Read Previous

DnV: Partitë politike kanë thyer rregullat e pandemisë

Read Next

Dermatologët: Këto ushqime irritojnë lëkurën tuaj