Shtyhet afati edhe për një vit për regjistrimin e pronës së paluajtshme në emër të dy bashkëshortëve

Është vazhduar edhe për një vit Udhëzimi Administrativ për Regjistrimin e Pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve. Ky udhëzim ka filluar të zbatohet nga viti 2016 dhe ka vazhduar vit pas viti me qëllim të stimulimit të regjistrimit të pronës së përbashkët si dhe promovimin e këtyre të drejtave. Drejtoresha për Gjeodezi , Kadastër dhe Pronë tha se në komunën e Gjakovës nga viti në vit ka pasur rritje të numrit të çifteve që e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

Lumnije Shllaku, udhëheqëse e sektorit për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore tregoi përparësitë e regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve .

Gratë duhet të kërkojnë këtë të drejtë e cila mbrohet me ligj, dhe të dinë të shfrytëzojnë të gjitha benefitet që sigurohen në këtë ligj tha ndër të tjera edhe Valbona Doli Rizvanolli, drejtoreshë ekzekutive e organizates “Femrat aktive të Gjakovës”.

Një ndër organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit për regjistrimin e pronës janë edhe noterët. Ne bëmë përpjekje për të marrë një prononcim nga tre noter në komunën tonë , por të njëjtit nuk pranuan të deklarohen.

Read Previous

22 vjet nga masakra në burgun e Dubravës

Read Next

Vetura godet për vdekje një 5 vjeçar në Gjakovë