Shtetasit gjerman në pikën e kalimit kufitar në Merdar i gjenden 24 revole, tre të arrestuar

Me datë 02.10.2023, Policia e Kosovës pas një pune hetimore dhe operative në teren në pikën e  kalimit kufitar në Merdar, kanë ndaluar veturën e tipit Mercedes me tabela të huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari  H. H., (1975) me shtetësi gjermane.

Gjatë kontrollit të veturës së personit të dyshuar janë gjetur njëzetekatër (24) revole.

Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit,  me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy (2) lokacione në Pejë dhe një (1) lokacion në Skenderaj.

Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një  pronë e të dyshuarit B.H., (1984)  ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit  H.Z., (1972).

Në lidhje me rastin si dëshmi materiale janë sekuestruar:

“24 revole të tipit Zoraki 9 mm, të modifikuara nga lloji i armës me plumba me gas, në armë me fishekë zjarri , një  veturë furgon – Mercedes me targa gjermane, 650 euro para të gatshme, 3 telefona  dhe një DVR”.

Me aktvendim të prokurorit kompetent pas intervistimit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, prej 48 orë.

/Telegrafi/

Read Previous

​Bullgaria ndalon hyrjen e automjeteve me targa ruse

Read Next

128 vjet më parë u mbajt kongresi i parë gjuhësor shqiptar