Shtetasi i Shqipërisë nuk respekton urdhrat e policëve në Dragash

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe me veturën e tij ka tentuar t’i godasë ata, gjegjësisht njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 15:49 në Dragash.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Protesta të dhunshme kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Read Next

​Kuka për Majlindën: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare