Shtatë shtëpi më të bukura për t’u kënaqur në natyrë

A mund të imagjinoni – paqen, qetësinë, natyrën

Gjelbërimi i bimëve, ngrohtësia e diellit, dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve dhe shushuritja e drurëve. Ndërsa ju kënaqeni në njërën ndër këto shtëpi shumë të bukura. Të bukura apo jo?

Këto fotografi do t’ju bëjnë që të dëshironi oazën tuaj personale për të ikur nga qyteti, strehë e dizajnuar në mënyrën më moderne në të cilën do të keni gjithë rehatinë derisa jeni në natyrë, transmeton Telegrafi.

1. Shtëpizë pushimi prej druri në mënyrën moderne

Kjo bukuroshe moderne bën harmoninë e përsosur midis natyrës dhe asaj që e ka krijuar njeriu.

2. Shtëpia me formë unike

Sipërfaqet e mëdha prej xhami i japin asaj një pamje moderne dhe në të njëjtën kohë bëjnë që bollëku i dritës natyrore dhe skenat nga rrethina të bëhen pjesë e brendshme.

3. Mikro-studio në pyll

E vogël, por e mjaftueshme për t’u kënaqur dhe për të punuar.

4. Shtëpia e qelqit pranë liqenit

Strehë e fshehur në pyll apo afër liqenit është ëndërr e shumicës të cilët pushimin e imagjinojnë në ambient të qetë.

5. Në vend të përsosur

Objektet e qelqta të vogla janë ideale për peizazhe të egra ku gjëja më e rëndësishme është të shijosh pamjen e ambientit.

6. Shtëpia për pushim glamuroz

Shtëpi e përsosur për ata të cilëve rehatia u është shumë e rëndësishme, por nuk dëshirojnë t’i shmangin magjitë e natyrës.

7. Shtëpi origjinale malore

E vendosur në shkëmb, kjo shtëpi posedon formë të mrekullueshme, e cila ndjek formën e terrenit dhe fasadën atraktive e cila mbulon sipërfaqet e qelqta.

/Telegrafi/

Read Previous

Kifle pa miell: Një vakt ideal nëse jeni në dietë krono ose keto!

Read Next

Anemia dhe ushqimet e duhura që luftojnë pagjakësinë