ShSKUK: ​1.734 mamografi të kryera për 9 muaj në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga muaji janar deri në muajin shtator të vitit 2022, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Radiologjisë, janë kryer 1 mijë e 734 mamografi.

Sipas njoftimit, me rekomandim të mjekëve specialistë, gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 1 mijë e 350 ultrazë gjiri për pacientët.

“Sipas raportit të punës për periudhën 9 mujore të këtij viti, janë kryer, po ashtu, 321 biopsi të gjirit”, thuhet në njoftim.

Read Previous

​Me moton “GRU, JETË, LIRI”, është mbajtur aksion në shenjë solidariteti me gratë e Iranit

Read Next

“​Happy Online”, fushatë e re publike për sigurinë e fëmijëve në internet