Samsung Galaxy S27 Pro dhe Ultra mund të sjellin për herë të parë teknologjinë DC Dimming
Në Serbi të dielën janë mbajtur zgjedhjet komunale.
Sipas rezultateve të deritanishme, shqiptarët kanë fituar 10% në Kuvendin Komunal të Medvegjës.
Medvevegja.net raporton se të dielën shqiptarët në Medvegjë kanë fituar 10 % të votave.
“Dje në Medvegjë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale. Në këto zgjedhje, përkundër faktit të pasivizimit e fshirjes nga listar zgjedhore të shqiptarëve të Medvegjës e që sipas të dhënave janë pasivizuar mbi 4000 shqiptar, ata arritën të fitojnë 10 % të votave. Kësisoj lista shqiptare e Partisë Demokratike ka fituar 10% të votave mëson medvegja.net ndërsa SNS i presidentit Vuçic rreth 90% të votave”, thuhet në njoftimin e tyre.
/Telegrafi/