Shqipëri: Vdes një 15-vjeçar në aksident trafiku

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se sot në mesditë, pas një aksidenti trafiku në rrugën Dishnicë-Çiflig, ka mbetur i vdekur një 15-vjeçar.

Ndërkaq, edhe drejtuesi i automjetit BMW, 21-vjeçari K. Sh., është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

“Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.

/Klankosova.tv

Read Previous

Stoltenberg: Të gjithë aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare

Read Next

Ambasadori britanik uron Bajramin