Shqipëri, opozita sërish sot proteston para Bashkisë së Tiranës

Opozita del sërish këtë të premte në protestë para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj. Protesta do të nisë në orën 11:00 ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, u ka bërë thirrje qytetarëve për t`iu bashkuar protestës.

Protesta e fundit e demorkatëve u shoqërua me tensione e përplasje mes protestuesve e policisë.

Protestuesit tentuan thyerjen e kordonit policor duke synuar hyrjen brenda ambienteve të Bashkisë, ndërsa hodhën molotovë e bojë para derës së institucionit.

Aktet e dhunës së opozitës u dënuan nga ambasada e SHBA-së, e BE-së, ambasada britanike, prezenca e OSBE-së dhe ambasada italiane.

Protesta vjen disa javë pas arrestimit të 3 ish drejtorëve të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, ky i fundit i arrestuar më herët edhe për dosjen e inceneratorëve, për abuzim me tendera duke favorizuar kompaninë “5D” që vetë drejtonin. Gjithashtu 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje.

SPAK pretendon se pronarë indirekt të kësaj kompanie janë dy ish- drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato dhe kjo kompani rezulton të ketë fituar miliona lekë në tenderat nga institucionet që vetë drejtonin. /RTSh/

Read Previous

Guardiola: Gara për titullin e Ligës Premier është e hapur

Read Next

SHBA dërgon sërish ndihma nga ajri në veri të Gazës