Shqipëri – Moti i keq, ARRSH tregon situatën e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë detaje nga situata në terren, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.

Sipas ARRSH-së, gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve, duke sjellë qetësimin e situatës.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situates.
Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës dendësia e dëborës mbi 1 metër.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Read Previous

Si të përdoret uji pas vërshimeve, IKSHKP jep disa rekomandime

Read Next

Është propozuar zgjatja e afatit për njohjen e statusit të viktimave seksuale gjatë luftës