Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane në Spanjë/ Sekuestrohen 125 kg drogë

Policia spanjolle, në kuadër të operacionit “BOAN”, ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafik droge, pastrim parash, mashtrim me energjinë elektrike dhe anëtarësim në organizatë kriminale.

Hetimi filloi kur policia zbuloi një konteiner mbeturinash me 36 kg marijuanë me lule. Gjatë hetimit, u konstatua se organizata kishte një hierarki të fortë, me drejtuesin e saj që bënte udhëtime mujore në Londër, aty ku supozohej se kishte edhe vendbanimin.

Si rezultat i procedimit, janë kryer pesë kontrolle, dy banesa, dy magazina industrial. Në total u gjetën 125 kg marijuanë, një pistoletë, 4000 euro cash dhe të gjitha furnizimet e nevojshme për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës.

Operacioni rezultoi në arrestimin e 5 burrave dhe një gruaje, nga 41 deri në 55 vjeç, të kombësisë shqiptare dhe kolumbiane. /abcnews.al

Read Previous

Zelensky: Mungesa e ndihmës për Ukrainën nënkupton krizë për Evropën

Read Next

​Dy minatorët e lënduar në gjendje relativisht të mirë, lirohen brenda javës