Shkatërrohet banda shqiptaro-bullgare e drogës në Belgjikë

Autoritetet belge kanë shkatërruar bandën shqiptaro-bullgare të drogës duke vënë në pranga 11 persona.

Policia belge kreu një sërë kontrollesh në disa shtëpi dhe bëri të mundur sekuestrimin e më shumë se 50 kg kokainë dhe heroinë si dhe 100,000 euro para në dorë.

Policia arriti të identifikonte bandën shqiptaro-bullgare që vepronte nga Meise pas një hetimi të plotë që nisi nga fundi i vitit 2021. Banda përdorte automjete të pajisura me ndarje të fshehura për të transportuar drogën që vinte nga Holanda, duke e shpërndarë në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimi çoi në përgjimin e dy ngarkesave droge të premten. Disa kamionë që transportonin drogë u ndaluan në Aalst dhe Ypres. Në total, policia sekuestroi 40 kg kokainë dhe 13 kg heroinë. 11 të arrestuarit do të merren në pyetje këtë fundjavë, raportojnë mediat e huaja. /abcnews.al

Read Previous

Stoltenberg: Rusia t’i përmbahet Traktatit për reduktimin e armëve bërthamore

Read Next

Vetura më e re e Porsche del në shitje me çmim të ulët, kompania thotë se ka ndodhur një gabim