Shitjet globale të automjeteve elektrike ranë me 11%

Shitjet globale të makinave elektrike ranë 11% në shkurt, me rreth 1.1 milion njësi të shitura, sipas të dhënave të Benchmark Mineral Intelligence.

Evropa vazhdon të rritet me 21% këtë vit, me Gjermaninë dhe Francën në krye të listës, ndërsa Amerika e Veriut shënon rënie të fortë të kërkesës.

Në Kinë shitjet kanë rënë 26%, por eksportet e EV-ve janë më të larta se kurrë.

Për të shfrytëzuar bateritë e prodhuara, prodhuesit po investojnë në sisteme të ruajtjes së energjisë.

Volkswagen ka aktivizuar një impiant të madh baterish në Gjermani për të ndihmuar rrjetin elektrik.

Të njëjtin hap po ndjekin edhe Tesla, BYD dhe Hyundai. /Telegrafi/

Read Previous

Antonelli: Pas fitores së garës së parë ëndërroj titullin kampion në F1

Read Next

Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës