Shitet në ankand topi special i finales së Ligës së Kampionëve, të ardhurat shkojnë për refugjatët

Topi i përdorur në finalen e Champions League, mes Liverpool dhe Real Madrid, është shitur ditën e sotme në një ankand për shumën e 24 mijë paundëve.

Kjo shumë do të shkojë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Ankandi është zhvilluar qëllimisht sot, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

Në topin e finales së Champions League është e shkruar edhe fjala “paqe” në rusisht e në gjuhën ukrainase.

Topi u përdor vetëm në fillim të ndeshjes dhe u zëvendësua menjëherë. Drejtori i ndeshjes i lëshoi edhe një certifikatë autenticiteti në ato momente. / abcnews.al

Read Previous

Projekti i detajuar për Portin e ri të Durrësit pritet të përfundojë brenda vitit 2022

Read Next

​Kuka: Ekipi i xhudos pretendon medalje në Lojërat Mesdhetare