Trump reagon me një “OK” pasi i thanë se Zelensky e quajti të dobët

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi shkurt pasi një gazetar i tha se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e kishte cilësuar atë të dobët për shkak të marrëveshjes së SHBA-së me Rusinë për furnizimin me karburant dizel.

Gjatë një bisede me gazetarët, Trump pyeti: “Kush e tha këtë?”. Kur gazetari iu përgjigj se ishte Zelenskyy, presidenti amerikan tha vetëm: “OK”, përpara se t’i jepte fjalën një gazetari tjetër, transmeton Telegrafi.

Të premten, më 9 tetor, Trump deklaroi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë së cilës kishin rënë dakord që Rusia t’i furnizonte Shtetet e Bashkuara me miliona tonë karburant dizel.

Zelenskyy e kritikoi ashpër këtë veprim, duke e cilësuar lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë si një vendim “absolutisht të tmerrshëm”. Ai argumentoi se kjo lëvizje, të cilën e përshkroi si një dhuratë për ditëlindjen e Putinit, do t’i siguronte udhëheqësit rus miliarda dollarë shtesë për të vazhduar luftën.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se situata e krijuar dëshmonte dobësinë e Shteteve të Bashkuara.

Pas bisedës me Trumpin, Putini konfirmoi se Rusia ishte e gatshme të furnizonte me produkte të naftës si SHBA-në, ashtu edhe tregjet globale. Ai shprehu gjithashtu shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. /Telegrafi/

Read Previous

Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

Read Next

Ish-trajneri i Barcelonës: Kam stërvitur lojtarë që nuk e kuptojnë futbollin