Shembet miniera e arit, mbeten të bllokuar 18 minatorë

Një incident i rëndë ka ndodhur në Kinë ku 18 persona kanë mbetur të bllokuar pasi është shembur një minierë ari në rajonin veriperëndimor të Xinjiang.

Lajmi është bërë me dije nga mediat zyrtare të cilat kanë njoftuar se shembja ndodhi rreth orës 13:40 të së shtunës në qarkun Yining, Prefektura Autonome e Kazakistanit.

Zona ndodhet rreth njëqind kilometra larg Kazakistanit. Në total 40 persona punonin nën tokë kur ndodhi aksidenti.

Njëzet e dy minatorë janë nxjerrë në sipërfaqe, por 18 mbeten të bllokuar.

“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të rikuperuar minatorët,” raportoi Xinhua.

Siguria e minierave është përmirësuar në dekadat e fundit në Kinë, por aksidentet janë ende mjaft të shpeshta./euronews.al/

Read Previous

Diplomati gjerman i reagon Bërnabiqit: Nuk është në rregull adresimi i shqetësimeve përmes nxitjes së dhunës

Read Next

Njëqind njerëz në rrezik të dënimit me vdekje në Iran