SHBA-ja shtrin sulmet në veri të Iranit

Shtetet e Bashkuara i kanë intensifikuar sulmet ndaj Iranit herët të enjten, duke goditur objektiva më në veri, ndërsa forcat amerikane hapën gjithashtu zjarr ndaj një anijeje që akuzohej se po përpiqej të thyente bllokadën detare ndaj Republikës Islamike. 

Irani është kundërpërgjigjur me sulme raketore dhe me dronë ndaj Bahreinit, Jordanisë dhe Kuvajtit para agimit.

Ditët e sulmeve të ndërsjella midis SHBA-së dhe Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme, si dhe kërcënimet e reja për Ngushticën e Hormuzit, e kanë dëmtuar marrëveshjen e përkohshme për t’i dhënë fund luftës me Iranin dhe mund ta çojnë rajonin sërish drejt një lufte gjithëpërfshirëse. 

Zyrtarët iranianë thonë tashmë se sulmet amerikane kanë vrarë më shumë se 35 persona dhe kanë plagosur mbi 300 të tjerë. Sulmet arritën gjithashtu në zonat përreth kryeqytetit të Iranit, Teheranit, për herë të parë gjatë këtij rundi të fundit të dhunës.

Kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt, Teherani praktikisht e mbylli ngushticën për trafikun deta, veprim që bëri që çmimet e naftës, plehrave kimike dhe shumë mallrave të tjera të rriteshin në mënyrë drastike, duke tejkaluar kufijtë e rajonit dhe duke i dhënë Iranit një avantazh të madh në negociata./koha.net

Read Previous

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq

Read Next

Ku po rritet më shumë popullsia, në vendet e BE-së?