Sfida ndaj Atalanta, Klopp: Ata janë ndryshe nga skuadrat e tjera italiane, duhet kujdes

Liverpool do të përballet të enjten në mbrëmje kundër Atalantës së Berat Gjimshitit.

Ndeshja do të jetë e vlefshme për raundin çerekfinal të Europa League dhe do të luhet në “Anfield”.

Në prag sfide me italianët, trajneri i “të kuqve”, Jurgen Klopp, foli në lidhje me takimin në një konferencë për mediat.

“Fitimi i këtij kompeticioni nuk është diçka personale, është për të gjithë, duhet të rikujtojmë se ku ishim 8 vite më parë, kur humbëm finalen në Basel përballë Sevilla. Nuk ishte një natë shumë e bukur, por ishte fillimi i një rrugëtimi të madh.

Ne e dimë se si është Atalanta. Ata janë të ndryshëm në mënyrën e lojës, nëse e krahasojmë me ekipet e tjera italiane. Ata janë super të disiplinuar, sulmues, kështu që ne duhet të tregojmë më të mirën tonë nëse duam të kualifikohemi për raundin e radhës. Ne nuk mund të mendojmë akoma për finalen”./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Enrique: Do të ketë luftë në Barcelonë në ndeshjen kthyese

Read Next

Finlanda po shqyrton vendosjen e përhershme të trupave të NATO-s