Schuebel takohet me ambasadorin austriak, diskutojnë rrugën e Kosovës drejt BE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar sot me ambasadorin e Austrisë, Georg Schnetzer.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve të Schuebel me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së.

Gjatë takimit, Schuebel dhe Schnetzer diskutuan për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së ndaj Kosovës gjatë më shumë se 25 viteve, veçanërisht në procesin e integrimit evropian dhe në përkrahjen për qytetarët e saj.

“Qasja konstruktive është kyçe për marrëdhëniet Kosovë-BE”, tha Schuebel.

Read Previous

SHBA mban seancë për Ballkanin Perëndimor, në fokus edhe Kosova dhe siguria rajonale

Read Next

Trump lavdëron të dërguarit e tij: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime