Scholz: Rusia nuk do të diktojë kushtet për vënie të paqes në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë dje në ditën e fundit të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, se Rusia nuk do të diktojë kushtet për vënie të paqes në Ukrainë.

Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin nuk guxon të fitojë luftën në Ukrainë.

“Jam i bindur se nuk do të fitojë. Tashmë ka dështuar të arrijë qëllimet strategjike”, shtoi kancelari gjerman.

Ai ndër tjera ka theksuar se Ukraina ka përkrahjen e Perëndimit, dhe se Putini nuk guxojë të diktojë kushtet për vënie të paqes.

Në Forumin Ekonomik Botërorë një prej temave më të rëndësishme që është diskutuar ishte agresioni rus në Ukrainë, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba si dhe kryetari i Kievit, Vitali Klitschko dhe ai i Buchas, Antaoli Fedoruk.

/Telegrafi/

Read Previous

Publikohet lista e lojtarëve të ftuar për 3 sfidat e ardhshme të Kombëtares shqiptare

Read Next

Lewandowski pyetet për kalimin te Barcelona, kjo është përgjigja e tij