Scholz: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një “kryqëzatë” kundër Perëndimit

Pushtimi i Ukrainës është “një kryqëzatë kundër asaj që Putini e quan Perëndimi kolektiv”, tha të enjten kancelari gjerman Olaf Scholz, sipas CNN.

“Gjatë gjithë kohës Vladimir Putin dhe aleatët e tij e kanë bërë një gjë shumë të qartë, kjo luftë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, ata e konsiderojnë luftën kundër Ukrainës si pjesë të një kryqëzate më të madhe,” tha Scholz.

“Një kryqëzatë kundër demokracisë liberale, një kryqëzatë kundër rregullave të bazuara në rendin liberal, një kryqëzatë kundër lirisë dhe përparimit. Një kryqëzatë kundër mënyrës sonë të jetesës, një kryqëzatë kundër asaj që Putin e quan Perëndimi kolektiv,” tha ai.

Scholz shtoi se Gjermania do të mbështesë Ukrainën financiarisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.

“Përfshirë armët e rënda, sistemet moderne të mbrojtjes ajrore dhe tanket, ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, tha ai.

Të mërkurën, ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck tha se është i bindur se përpjekja e Putinit për të destabilizuar rendin ekonomik të Europës do të dështojë.

“Putini do të dështojë në përpjekjen e tij për të destabilizuar rendin bazë ekonomik, ashtu si do të dështojë në fushën e betejës në Ukrainë”, tha Habeck, gjatë një konferencë për shtyp në Berlin.

/abcnews.al

Read Previous

Këshilli i Prindërve në Gjakovë kundër kompensimit të orëve të humbura gjatë fundjavës

Read Next

​SHBA-ja sërish i bën thirrje qeverisë Kurti të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit