Sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit?

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 12 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 24 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 21 persona, ndërkaq 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /RTK/

Read Previous

Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë, Banjska tregon se ne duhet të jemi të përgatitur në çdo kohë

Read Next

Tri objektivat e Real Madridit për merkaton e verës