Çitaku: Nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara tashmë e ka vulën e institucioneve
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Aleancës që të vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke theksuar se ndihma është veçanërisht e rëndësishme me afrimin e sezonit të dimrit.
Gjatë një deklarate në Berlin, Rutte paralajmëroi se Rusia po vazhdon të forcojë ekonominë e saj të luftës dhe se kërcënimi i saj ndaj sigurisë nuk do të zhduket domosdoshmërisht edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë.
“Ne duhet t’i tregojmë Putinit se përpjekjet e tij për të dobësuar mbështetjen tonë do të dështojnë. Ndihmoni të ruani atë mbështetje për aq kohë sa të duhet”, deklaroi Rutte.
Ai theksoi se aleatët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të përgatitur përballë rreziqeve të sigurisë, duke mos lejuar që Moska të minojë unitetin e NATO-s.
“Ekonomia e luftës e Rusisë vazhdon të rritet dhe nuk do të qëndrojë në vend kur lufta kundër Ukrainës, shpresojmë, të përfundojë një ditë”, u shpreh kreu i Aleancës.
Rutte kërkoi gjithashtu rritjen e investimeve në mbrojtje, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të hartojnë plane konkrete dhe të besueshme për shpenzimet ushtarake.
Ai nënvizoi se ruajtja e mbështetjes politike dhe publike për Ukrainën dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s mbetet thelbësore përballë kërcënimit rus.