Rusia reagon ashpër ndaj urdhrit ekzekutiv të Joe Biden

Edhe Ambasada e Rusisë në SHBA, përmes profilit në Twitter, ka dalë me një reagim pas urdhrit ekzekutiv të SHBA-së për respektimin e rezolutës 1244 nga zyrtarët e Ballkanit Perëndimor, me paralajmërimin se për veprimet në kundërshtim me këtë urdhër do të pasojnë sanksione, transmeton Gazeta Sinjali.

Është bërë mediatike urdhri ekzekutiv i SHBA-së, me të cilin ka kërkuar respektimin e rezolutës 1244 nga zyrtarët e Ballkanit Perëndimor dhe ka paralajmëruar se ata që nuk e bëjnë këtë do të përfshihen në listën e zezë të SHBA-së dhe nuk do kenë mundësi të hynë në territorin e saj.

Në reagimin e Ambasadës së Rusisë, në mes tjerash bëhet thirrje ndaj SHBA që ta ndjekin rezolutën 1244 dhe ta braktisin politikën e inkurajimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë.

“Ne i bëjmë thirrje SHBA-së që ta ndjekë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ta braktisë politikën e inkurajimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë. Hapa të tillë provokues i minojnë përpjekjet për zgjidhjen për Kosovën dhe i rrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare”, shkruhet në postimin e Ambasadës së Rusisë në SHBA në Twitter./GazetaSinjali/

Read Previous

Këtë javë pritet të merret vendimi për orarin mësimor

Read Next

Policia njofton se ka konfiskuar mbi 1 mijë euro të falsifikuara