Rriten pak temperaturat, kështu do të mbajë moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim.

“E marte – Mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius

E mërkurë- Do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius..

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Read Previous

Rektori Drilon Bunjaku ka prioritet akreditimin e një programi të ri

Read Next

Parlamenti Evropian sot debaton për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri