Rreth një mijë pjesëmarrës do të marrin pjesë në Kongresin e parë të kirurgëve shqiptarë, një ngjarje madhore e mjekësisë që po zhvillohet në Prishtinë
Nënkryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, traumatologu, Ilir Hasani theksoi se përmes këtij Kongresi po bartet shkenca botërore në Ballkan, duke e shndërruar atë në një traditë që lidh gjithnjë e më shumë trojet shqiptare dhe mjekët nga rajoni e më gjerë.
“Uroj që ky kongres përveç kësaj rritje masive që po ndodh viteve të fundit që ka përfshirë gjitha trojet shqiptare në Ballkan dhe më gjerë uroj që të rritet edhe më shumë për shkak se sivjet kemi diku një pritje rreth 1 mijë pjesëmarrës të jenë prezent në kongres që krahasohet me kongreset më të mëdha botërore dhe jemi të lumtur që shkencën botërore po e sjellim në Ballkan, por në të njëjtën kohë ky është një kongres që përcillet jo vetëm në kufijtë e Ballkanit dhe Evropës Juglindore dhe me gjerë dhe kjo është dëshmi se shkenca është pa limite”, tha ai.
Hasani i cili është nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Mitrovicën e Veriut tha se edhe nga ky shtet ka pjesëmarrje masive.
“Edhe kësaj here do të kemi një pjesëmarrje masive nga Maqedonia e Veriut”, tha shkurti ai.
Traumatologu i Klinikës së Traumatologjisë në Shkup, Ilir Hasani thotë se Konegresi i kirurgëve shqiptarë po iu ofron mundësi atyre që përvojat e tyre t’i ndajnë edhe me të tjerët.
“Kjo është një qendër rreth të cilës kirurgët mos të thonë vetëm shqiptarë, por më shumti shqiptarë mblidhen një herë në vit dhe kjo e ka bërë kaq të famshëm këtë kongres sa që nuk po sheh kufi. Të gjitha informacionet që ne si kirurgë dhe inovacionet që i thithim në kongreset tjera ndërkombëtare i prezantojmë në vendin tonë”, tha ai.
Këtë vit, Kongresi Klinik i Kirurgjisë sjell së bashku 235 kirurgë, ndër ta 74 ekspertë ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa dhe rajoni. /KosovaPress/