Robinson: SHBA është këtu për t’ju mbështetur në rrugën tuaj

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson, në deklarimin e tij pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, tha se  porosia e tij është të tregojë se SHBA-ja është këtu për t’ju mbështetur në rrugën tuaj.

“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë qe po bënë policia, për qytetarët e rëndomtë, porosia ime është që SHBA është këtu për t’ju mbështetur në rrugën tuaj. Intsitucionet e sigurisë e gjyqësorit po punojnë për nje Kosovë më të fortë dhe më transparente. Pres mundësi për të parë edhe më shumë nga vendi juaj”, tha Robinson. /RTK/

Read Previous

Osmani: Të vetmit që përfitojnë nga mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, janë kriminelët

Read Next

​Shileku-Shala: BQK-ja mbështet nismat që gratë ndërmarrëse të kenë përfshirje financiare