Robin Krasniqi triumfoi ndaj portugezit

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi, ka triumfuar në duel me portugezin Jorge Silva, duel ky i zhvilluar në kategorinë gjysmë të rëndë.

Junikasi ‘Arena e Augsburgut’ mundi portugezin në një spektakël të boksit që u zhvillua të shtunën mbrëma.

Krasniqi bëri luftë më të mirë, duke goditur disa herë fuqishëm portugezin, sidomos boksieri shqiptar në dy rundet e fundit i dha disa goditje të forta kundërshtarit, i cili në disa momente u gjet në pozitë të vështirë.

Krasniqi me vota të gjyqtarëve fitoi duelin ndaj Silva-s.

Boksieri ynë arrin fitoren e 54-të në 61 meçe të zhvilluara, derisa 20 duele i ka fituar me nokaut, kurse ka shtatë humbje.

Për Silvan kjo është humbja e 10-të derisa i ka të regjistruar 22 fitore./rtklive

Read Previous

Këshilli i Evropës mbush 75 vjet

Read Next

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet