Rita Ora, mysafire e Jimmy Fallon më 2 mars

Rita Ora ka bërë të ditur se është ftuar për të marrë pjesë në emisionin e famshëm amerikan “The Tonight Show Starring With Jimmy Fallon”.

Sipas njoftimit që ka shpërndarë në rrjetet sociale, këngëtarja nga Kosova ka njoftuar se do të zhvillojë bisedë me Jimmy Fallon e po ashtu do të performoj.

Nuk është bërë e ditur se cila do të jetë kënga me të cilën Rita do të paraqitet në emisionin shumë të ndjekur në SHBA mirëpo sipas të gjitha gjasave ajo do të dalë në skenë për të performuar këngën e saj më të re “Big”, në videoklipin e të cilit është paraqitur me veshje kombëtare shqiptare./Ekonomiaonline

Rita ka qenë e ftuar nga Jimmy Fallon edhe disa vite më parë.

Read Previous

Facebook: premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë

Read Next

Arsenali, Unitedi, Milani dhe Roma kërkojnë kalimin tutje në Ligën e Evropës