Rio Ferdinand parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Rio Ferdinand e ka parashikuar fituesin e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21.

Ferndinand është pyetur se kë e sheh ai favorit dhe pse mendon se mendon se ajo skuadër i ka të gjitha për ta marrë trofeun me vete në shtëpi.
“Mendoj se Paris Saint-Germain do ta fitojë atë”, ka parashikuar legjenda e Djajve të Kuq në Presents FIVE.

“Ata kanë eksperiencën e vitit të kaluar, dy sulmues, biznesin me të cilin kanë punë e dinë që nga edicioni i kaluar”.

“Ata kanë qenë këtu së bashku, mendoj se kanë krijuar eksperiencë. Pochettino është një trajner fenomenal dhe është i etur për trofe”, ka shtuar më tej Ferdinand. /Telegrafi/

Read Previous

Fillet e karrierës së Festina Mejzinit

Read Next

Izolimi ua dëmtoi fëmijëve të folurit dhe shkathtësitë gjuhësore