Rikthehet Superliga, Teuta përballë Vllaznisë

Pas dy javësh pushim, kjo e premte rikthen në fushë Superligën. Bylis-Erzeni dhe Teuta-Vllaznia janë dy ndeshjet e para që do  të hapin javën e 6 në Kategorinë Superiore.

Vëmendja shkon tek ndeshja në “Niko Dovana”, ku shkodranët, pas përmbysjes nga Flamurtari në Kupë, duhet të reagojnë sa më shpejt.

I këtij mendimi është trajneri Mirel Josa, i cili në prag të sfidës tregoi se skuadra ka mësuar nga gabimet në sfidat e fundit dhe është gati përballë durrsakëve.

Nga ana tjetër, Teuta e Bledi Shkëmbit kërkon me detyrim fitoren që t’i shpëtojë vendeve të fundit. Bregdetarët nuk kanë regjistruar ende suksesin e parë në kampionat dhe duhet të bëjnë çmos për të sigruar 3 pikët.

Në ndeshjen tjetër, Erzeni kërkon të vazhdojë ëndrrën e bukur që po kalon dhe të rivalizojë Partizanin e vendit të parë. Skuadra nga Shijaku përballet me Bylisin, në një transfertë relativisht të vështirë, por do të bëjnë të pamundurën që të sigurojnë fitoren e radhës.

Ndeshjet e tjera janë të ndara mes të shtunës dhe të dielës, ku sigurisht vëmendja është tek derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, të dielën, në orën 19:00./A2news/

Read Previous

Kujtohet dirigjenti Bahri Çela, një prej më meritorëve që vuri themelet e institucionit të Filharmonisë së Kosovës

Read Next

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Gjakova do të performojë në Shkodër