Rikthehet Liga e Kampionëve me fazën e eliminimit direkt

Liga e Kampionëve rikthehet me dy ndeshje shumë interesante për fazën e eliminimit direkt, apo siç njihet ndryshe edhe si 1/8-ta e finales.

Gara më e madhe për klube në Evropë do të jetë edhe më e zjarrtë, duke ditur se skuadrat kanë bërë shumë ndryshme, sidomos ato nga Liga Premier.

Kryendeshja e ditës së sotme është ajo në mes të Paris Saint-Germain dhe Bayern Munichut që luhet në “Parc des Princes”.

Përballje e zjarrtë është edhe ajo në mes të Milanit dhe Tottenhamit, duke ditur se dy skuadrat do të tentojnë të shkojnë sa më larg që munden.

Që të dy këto takime nisin nga ora 21:00.

/Telegrafi/

Read Previous

Zbulimi i tre laboratorëve të drogës në veri të Mitrovicës, kërkohet paraburgim për serbët e dyshuar

Read Next

Vitia: Listat e pritjes janë pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, po punojmë në reduktimin e tyre deri në 50 për qind