Rezultatet dhe tabela në Superligën e Kosovës në basketboll

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja vazhdoi me formën e lartë duke shënuar fitore në udhëtim kundër Bashkimit.

Për pejanët ishte kjo fitorja e gjashtë radhazi për të vazhduar si të pamposhtur.

Vëllaznimi shkaktoi befasi pasi fitoi si mysafir ndaj Ponte Prizrenit, teksa fitore mori edhe Sigal Prishtina ndaj Rahovecit.

Golden Eagle Ylli e fitoi me rezultat të ngushtë derbin ndaj Trepçës.

Rezultatet e javës së gjashtë:

Peja vazhdon të jetë lidere në tabelë edhe pas kësaj jave me 12 pikë, teksa Trepça e humbi vendin e dytë, aty ku tani ndodhet Prishtina. Por, këto dy skuadra kanë pikë të njëjta – 10.

Prizreni renditet i treti me 9 pikë, teksa pozitat 5, 6 dhe 7 ndahen nga Bashkimi, Vëllaznimi dhe Ylli, me nga 8 pikë.

Rahoveci është i fundit me 7 pikë.

Tabela:

/Gazeta Express/

Read Previous

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar”, fjalimi emocionues i Nënës Terezë

Read Next

Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Zvicra kontribuoi në krijimin e 500 vendeve të reja të punës