Rëndohet bilanci nga rrëshqitjet e dheut në Itali, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Ka shkuar në shtatë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në ishullin italian Ischia, ku tre prej tyre janë fëmijë.

Autoritetet janë në kërkim të pesë personave të zhdukur, ndërkohë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Rrëshqitja e dheut goditi qytetin e Casamiçiola Terme pas reshjeve të dendura në orët e para të mëngjesit, duke sjellë përmbytje të rënda në pjesën veriore të ishullit vullkanik në Detin Tirren, rreth 30 kilometra nga Napoli.

Si pasojë disa shtëpi u dëmtuan rëndë dhe dhjetëra makina përfunduan përmbys  në breg të detit. Në shumicën e shtëpive në zonë, uji ka prekur katet e para.

Kryeministrja Giorgia Meloni tha se ishte në kontakt të ngushtë me ministrin e Mbrojtjes “për të ndjekur evolucionin e valës së motit të keq që ka goditur Ischia”./Sinjali/

Read Previous

Abuzimi i 5-vjeçares me autizëm: Me sa vjet burg mund të dënohet logopedi

Read Next

​25 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë