Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Real Madridi po synon që ta përforcojë mbrojtjen, në afatin kalimtar të janarit ose më së largu në verë.
Kampioni në fuqi i Evropës është duke konsideruar nënshkrimin e Castello Lukeba, sipas Jose Felix Diaz të Marca .
Los Blancos tashmë kanë analizuar paraqitjen e fundit të francezit kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.
Plani i klubit është të shkojë për një qendërmbrojtës të ri mes dështimit për të nënshkruar me Leny Yoro verën e kaluar dhe dëmtimin e Joan Martinez në fund të sezonit.
Lukeba është qendërmbrojtësi 21-vjeçar i RB Leipzig me këmbë të majtë. Vlera e tij e vlerësuar është 40 milionë euro dhe marrëveshja e tij aktuale me skuadrën e Bundesligës skadon vetëm në vitin 2028.
Mbrojtësi bëri debutimin e tij për kombëtaren e Francës vitin e kaluar dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Evropë. /Telegrafi/