Reagim zyrtar nga FIFA për skandalin në futbollin turk, aty ku u grushtua gjyqtari Meler

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dënoi sulmin ndaj gjyqtarit Halil Umut Meler pas ndeshjes së luajtur mes Ankaragucu dhe Rizespor në Superligën e Turqisë.

Në deklaratën e tij, Infantino deklaroi se sulmi ishte i papranueshëm.

“Nuk ka vend për dhunë në futboll, në fushë apo jashtë fushës. Ajo që ndodhi pas ndeshjes MKE Ankaragucu-Çaykur Rizespor në Superligë është e papranueshme. Veprime të tilla nuk kanë vend në sport dhe shoqëri”, deklaroi kreu i shtëpisë së futbollit botëror.

“Pa gjyqtarë nuk ka futboll. Duhet të sigurohet siguria e gjyqtarëve, lojtarëve, tifozëve dhe stafit teknik dhe ata duhet të shijojnë lojën”.

“U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të zbatohet në në këtë mënyrë dhe që këta zyrtarë të respektohen në të gjitha nivelet”, ka shtuar më tej Infantino.

Faruk Koca ka dhënë dorëheqjen pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler në fund të ndeshjes me Rizesporin. /Telegrafi/

Read Previous

​Nuk ka më kontrata tetë vjeçare për lojtarët e Premier Ligës

Read Next

Intervista: Përmbyllja e Vitit 2023 – Ardian Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës