Raportohet për 59 emigrantë të vdekur pas përmbysjes së një varke peshkimi në brigjet jugore të Greqisë

Një varkë peshkimi me dhjetëra emigrantë u përmbys dhe u mbyt në brigjet jugore të Greqisë herët të mërkurën.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja kanë gjetur vdekjen të paktën 59 persona, sipas rojës bregdetare greke.

Ndërkohë në zonë ka nisur një operacion i madh kërkim-shpëtimi.

Atje autoritetet kanë thënë se 104 persona janë shpëtuar deri më tani pas incidentit të natës rreth 75 kilometra në jugperëndim të rajonit jugor të Peloponezit të Greqisë.

Katër nga të mbijetuarit u shtruan në spital me simptoma të hipotermisë ndërsa është e paqartë se sa pasagjerë mund të mbeten të zhdukur në det, tha roja bregdetare greke.

Gjashtë anije të rojës bregdetare, një fregatë e marinës, një aeroplan transporti ushtarak, një helikopter i forcave ajrore, disa anije private dhe një dron nga agjencia e mbrojtjes së kufijve të Bashkimit Evropian, Frontex, morën pjesë në kërkimin e vazhdueshëm.

Anija me destinacion Italinë besohet të ketë lundruar nga zona e Tobruk në Libinë lindore. Roja bregdetare italiane lajmëroi fillimisht autoritetet greke dhe Frontex për anijen që po afrohej të martën.

/Telegrafi/

Read Previous

Osmani: Jemi afër zgjidhjes për situatën në veri, jam në koordinim me partnerët tanë

Read Next

Bellingham lë pas emra të mëdhenj, bëhet blerja e dytë më e madhe në histori të Real Madridit