Tri raste të dhunës në fmailje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës ka trajtuar një rast të dhunës në familje më 10.12.2025, rreth mesnatës në Gjakovë.
Sipas raportit policor, një grua kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga bashkëshorti i saj. Edhe pse ka deklaruar se ka pësuar dhunë, viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor” – thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar për intervistim. Më pas, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.
Një tjetër incident është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Forcat policore kanë intervenuar dhe i dyshuari është dërguar në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, në repartin psikiatrik. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai ka mbetur në spital për trajtim të mëtutjeshëm.
Policia ka njoftuar edhe për një rast të dhunës në familje në Mamushë, në të cilat dyshohet se i fejuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së saj. Policia nuk ka njoftuar për të arrestuar. /Kallxo.com