Raportohen të zhdukur katër persona brenda 24 orëve

Katër persona janë raportuar si të zhdukur përgjatë 24 orëve në Policinë e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personat e zhdukur janë nga këto qytete: Gjilan, Dragash, Pejë dhe Klinë.

Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan 16.03.2024-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se  viktima femër kosovare, me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Fsh.Brodosavcë, Dragash 18.03.2024-02:05. Me 19.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rr. Qerim Muriqi, Pejë 18.03.2024-14:00.  Me 19.03.2024 ankuesja femër shtetase e Serbisë, ka raportuar se vajza e saj viktima femër shtetase e Serbisë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Fsh. Perqevë, Klinë  02.03.2024-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data  02.03.2024 bashkëshortja  e tij femër kosovare, së bashku me dy vajzat e saj ka shkuar te familja e saj në Tiranë dhe që nga ajo datë, nuk kishte pas kontakt më me të dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/ 

Read Previous

Ukraina bën thirrje për ndihmë të mbrojtjes ajrore

Read Next

Përdorimi i syzeve të diellit tejet i rëndësishëm për ruajtjen e syve