Raporti: Kriza energjetike rrezikon të prishë zinxhirët e furnizimit të ilaçeve në Evropë

Rritja e kostove të energjisë në Evropë rrezikon zinxhirët e furnizimit të ilaçeve, tashmë të goditura nga mungesat në kulmin e COVID-19, sipas një paralajmërimi të kompanisë farmaceutike Teva, sipas mediave të huaja.

Ilaçet  janë thelbësore për trajtimin e kushteve afatgjata, si dhe janë kyçe për procedurat kirurgjikale. Ato zakonisht shiten me çmimet më të ulëta të vendosura nga agjencitë kombëtare shëndetësore ose shoqatat në shtetet anëtare europiane.

Tani, lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike dhe ekonomike që lidhet me të kërcënon të “shkatërrojë për mirë sektorin farmaceutik të kontinentit për disa ilaçe kritike”, shkroi Teva në një raport.

/abcnews.al

Read Previous

Bislimi sot nis vizitën dyditore në Beograd

Read Next

Kurti: Do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian para përfundimit të këtij viti