Raporti i datës 23 shkurt 2021 i spitalit ” Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 62 pacientë, prej të cilëve 44 janë pozitivë, 12 negativ, dhe 6 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 40 pacientë, ndërsa  me respirator janë 3 pacientë. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor vetëm 1 ka rezultuar pozitiv, shkruan/Syri-vision.tv.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 62 janë të zënë, dhe 73 shtretër të tjerë  janë të lirë./Syri-vision.tv.
Ndërsa nga Shqipëria po trajtohen 9 pacientë.

Read Previous

Liburni në gjysmëfinale të kupës së Republikës së Kosovës në futsal

Read Next

6 706 raste aktive me Coronavirus