Raporti i datës 21 shkurt 2021 i spitalit ” Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 68 pacientë, prej të cilëve 47 janë pozitivë, 15 negativ, dhe 6 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 40 pacientë, ndërsa  me respirator janë 2 pacientë. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor nuk ka asnjë të rezultuar pozitiv, shkruan Syri-vision.tv.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 68 janë të zënë, dhe 67 shtretër të tjerë  janë të lirë, /Syri-vision.tv.

Read Previous

Rreth 2.500 gjuhë në botë përballen me rrezikun e zhdukjes

Read Next

​548 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid