Rama: S’kam ndërhyrë kurrë në punët e Kosovës, tentativat e tyre në Shqipëri ishin qesharake

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në podkastin e tij se nuk ka pasur kurrë rol ndërhyrës në politikën e Kosovë dhe ironizoi përpjekjet e politikanëve kosovarë për të ndikuar në Shqipëri, të cilat i quajti “qesharake”.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrimeve të drejta dhe autentike në çështjet kombëtare.

“Unë s’kam fare pozicion atje në Kosovë. Unë s’kam dashur kurrë të ndërhyj në punët e tyre. Më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë këtu”, tha Rama, duke shtuar se sipas tij, këto tentativa kanë pushuar pasi palët “e morën mësimin”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Të shtëna me armë zjarri në Çarshinë e Vjetër, një person i vdekur e një tjetër i plagosur

Read Next

Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon furnizimin me ilaçe për trajtimin e kancerit