Rama: Njëri prej 13 firmëtarëve të protestës, i proceduar për disa vepra penale

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku publikoi të dhëna të një protestuesi, të cilin e cilësoi një prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se personi në fjalë rezulton i proceduar ndër vite për një sërë veprash penale, duke përfshirë rrahje, vjedhje energjie, kanosje, plagosje të lehtë, pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim të qarkullimit të automjeteve, pengim të IMT-së gjatë prishjes së një ndërtimi të paligjshëm, si edhe dhunë në familje.

“Njihuni me kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re””, shkroi Rama.

Personi në fjalë rezulton: I proceduar: 2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë; 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë; 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë; 2017 – Rrahje në grup, Durrës; 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi i automjeteve, pengim i IMT për prishjen e ndërtimit të paligjshëm, Vlorë; 2020 – Kanosje dhe plagosje e lehtë, Vlorë; 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë; 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë. /ATSH/

Read Previous

Irani kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Libani si pjesë të marrëveshjes përfundimtare me ShBA-në

Read Next

Ish-shefi i NATO-s: Ka dallime mes SHBA-së dhe Evropës por aleanca mbetet e fortë