Rama: Jemi pranë zbulimit të gazit dhe naftës në tokën shqiptare

“Shoqëria ndërkombëtare energjetike, Shell, ka kryer një zbulim shumë të rëndësishëm në Shqipëri. Mund të jemi në fazën e një zbulimi, i cili jo vetëm që do të ndikojë në të ardhshmen tonë, por edhe të Evropës”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në vend.

Kryeministri nuk dha shumë detaje mbi projektin pasi theksoi se vetë kompania po heziton të flasë për shifra.

“Shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishme në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjitike të Evropës”, tha ai nga Holanda.

Sipas Ramës, Shqipëria do të prodhojë një sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi, në raportin 60 me 40.

Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ajo e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

Ndërkohë, disa muaj më parë në media u tha se zbulimi i një zone nafte në Berat, ka tërhequr kompaninë Shell Oil për të rritur investimet në Shqipëri.

Shell deklaroi se në zonën e Shpiragut ekspertët kanë zbuluar një fushë nafte e cila ka edhe gazin natyror.

“Nga operacionet e kërkimit në Berat, ne kemi pasur sukses pas zbulimit të një fushe të naftës në Shpirag. Megjithatë, ne nuk posedojmë të dhëna për rezervat e naftës dhe gazit natyror në këtë fushë”, u tha asokohe.

Edhe ministrja Balluku ravijëzoi se po pret me padurim rezultatin e eksplorimit të Shell-it.

“Shqipëria do jetë një nga vendet që do të prodhojë një sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi”, siguroi ajo.

/Albanianpost.com

Read Previous

Gjakovë – Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”

Read Next

Lampard e do Brojën te Evertoni si zëvendësues të Richarlisonit