Raketat “Javelin”, kongresmeni Torres: Është në interes të ShBA-së t’i mbështes aleatët

Kongresmeni Richie Torres ka folur rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave Javelin dhe miratimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën.

Tutje ai tha se Kosova gjithmonë e ka përkrahjen e ShBA-së dhe kongresistëve amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh sesa Kosovën dhe kjo është në interes të ShBA-së që të mbështesë aleatët e saj, siç është shitja e raketave Javelin. Ju e keni mbështetjen e kongresistëve amerikanë edhe këtu në Uashington dhe për këtë ne përpiqemi t’ju ndihmojmë gjithashtu”, ka thënë ai në një intervistë për Radio Kosovën. /GazetaSinjali/

Read Previous

Kurti në Davos: Kosova, storie suksesi

Read Next

Jordan Henderson thyen rekordin e shitjes së fanellave të Ajaxit brenda 24 orëve