Qeveria ndan 100 euro shtesë për pensionistët

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 100 euro shtesa të menjëhershme për pensionistët në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.

Për këtë Qeveria i ka ndarë mbi 28 milionë euro e 208 mijë e 800 euro.

“Në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin që kemi disejnuar muajin e kaluar, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formën e një shume njëhershme prej 100 eurosh e cila do të ekzekutohet në llogaritë e tyre gjatë këtij muaji”, ka thënë Bislimi.

Ky vendim u aprovua edhe nga ministrat e tjerë kështu hyri në fuqi. /Express

Read Previous

Mandela, njeriu që sakrifikoi 27 vite të jetës së tij për të tjerët

Read Next

Qeveria Kurti me Plan Kombëtar për Zhvillim, synon përmirësimin e qeverisjes